E rëndë! Fermeri kamboxhian copëtohet nga 40 krokodilë pasi u tërhoq zvarrë nga ata

27/05/2023 12:14

Një burrë 72-vjeçar është ngrënë i gjallë nga 40 krokodilët e tij pasi u tërhoq zvarrë në strehën e tyre

Mbetjet e trupit të Luan Nam u gjetën nga familja e tij në Siem Reap, një qytet turistik në veriperëndim të Kamboxhias.

Thuhet se 72-vjeçari kishte bërtitur për ndihmë, por kolegët e tij nuk mundën ta shpëtonin nga nofullat e krokodilëve.

Luan kishte qenë duke u përpjekur të lëvizte një krokodil nga një kafaz me vezë, në momentin kur ndodhi sulmi.

Kafshët filluan ta kafshonin duke i ngrënë fillimisht një krah dhe një këmbë. Në të gjithë trupin e tij mbetën gjurmë të thella kafshimi. Pasi u mblodhën, pjesët e trupit të 72-vjeçarit iu dërguan më pas familjarëve. Në një foto të publikuar, shihet një prej krokodilëve që nxori nga goja shapkën e burrit.

Shefi i policisë së Siem Reap, Mev Savry, tregoi se një vajzë 2-vjeçare ka vdekur në këtë qytet në vitin 2019, kur ajo hyri në një fermë krokodilësh.

Top Channel