Burri që hapi derën e avionit të pasagjerëve në fluturim thotë në polici se e bëri se ‘nuk ndjehej rehat’ (fotot)

27/05/2023 16:52

Një pasagjer i çekuilibruar në një fluturim të linjave koreane Asiana Airlines ka thënë në polici se hapi dje derën e avionit pak para uljes sepse “nuk ndjehej rehat”, raporton sot agjencia vendase Yonhap News.

Pas insistimit të oficerëve gjatë marrjes në pyetje, burri në të tridhjetat tha se kishte bërë veprimin që mund të rezultonte tragjik për të gjithë, sepse “donte të dilte sa më shpjet nga avioni”, shton Yonhap duke cituar policinë e Daegu Dongbu teksa shtonin se kohët e fundit i dyshuari kishte humbur vendin e punes.

Avioni gjigant Airbus A321 i linjave Asiana Airlines ishte duke ulur në Daegu pasi fluturonte nga ishulli korean Jeju kur pasagjeri papritur tërhoqi dorëzën e emergjencës në lartësi rreth 200 metra në fluturim.

Disa nga pasagjerët u përpoqën të ndalonin personin të arrinte te dera por ai arriti ta hapte pjesërisht teksa njerëzit e tmerruar kapeshin pas kraheve të sediljeve.

Fatmirësisht incidenti përfundoi vetëm në disa plagosje të vogla dhe avioni u ul në mënyrë të rregullt, njoftonte ministria vendase e transportit.

Disa pasagjerë treguan vështirësi në frymëmarrje dhe u derguan në spital shkruante agjencia vendase Yonhap report.

“Ishte kaos dhe njerëzit afër derës dukej se po u binin të fikët, ndërsa stafi i fluturimit kërkonte për doktor nga altoparlantët”, tha një pasagjer për mediat.

“Mendoja se avioni do të shpërthente, se do të vdisja aty”, shtonte një 44-vjeçar.

FOTO GALERI
1/3
Një pasagjer i çekuilibruar në një fluturim të linjave koreane Asiana Airlines ka thënë në polici se hapi dje derën e avionit pak para uljes sepse “nuk ndjehej rehat”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA