108 sulme në 24 orë/ Rusia bombardon Zaporizhian, një viktimë dhe dy të plagosur

27/05/2023 18:16

Një grua 73-vjeçare ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pasi trupat ruse bombarduan 16 zona në Zaporizhzhia, tha guvernatori lokal.

Yurii Malashko raportoi se Rusia kishte nisur 108 sulme kundër qytetit juglindor brenda një dite duke përdorur artileri, sisteme të shumta raketash lëshuese dhe drone.

Zaporizhzhia ka qenë nën disa sulme që nga fillimi i luftës, me forcat ruse që aktualisht pushtojnë një pjesë të rajonit, duke përfshirë Enerhodarin, i cili është shtëpia e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë.

“Armiku do të mbajë përgjegjësi për çdo krim lufte, për çdo fat të thyer dhe jetë që është shkurtuar. Ukrainasit janë të fortë dhe të pathyeshëm, fitorja është e jona”– tha zoti Malashko në një postim në Telegram.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA