Të gjithë aktorët e tregut financiar u mblodhën në një tryezë diskutimi me AMF, Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shqipërisë për të diskutuar prioritetet e zhvillimit të tregjeve të kapitalit.
Qeveria ka miratuar një paketë ligjesh si dhe ka miratuar dokumentin strategjik 5 vjeçar për zhvillimin e bursës dhe listimin e kompanive me kapital shtetëror.
Gjithashtu në Maj është finalizuar edhe oferta e parë publike fillestare nga një kompani private, ndërsa hapi i radhës është listomi kompanive me kapital shtetëror.
“Është risi në vetvete sepse nuk ka pasur një angazhim të një niveli të tillë më parë edhe të zyrtarizuar për zhvillimin e tregut kapital në Shqipëri. Dokument i cili merr një sërë angazhimesh të rëndësishme, në të cilat do të veçoja listrimin e kompanive shtetërore në bursë. Vjen edhe si përmbushje e një prej kërkesave të progres-raportit, ku specifikisht kërkohet një qasje strategjike ndaj zhvillimit në treg”, tha Ervin Mete-drejtor i AMF.
“Ne do të angazhohemi dhe nëpërmjet dokumentit të politikave jemi angazhuar që disa prej shaheve shtetërore që janë financiarisht të suksesshme të fillojnë të bëjnë ato ofertat e tyre publike”, tha Delina Ibrahimaj- ministre e Financave.
“Është një rrugë relativisht e gjatë që duket se së fundmi po finalizohet. Nga pikëpanmja e Bankës së Shqipërisë zhvillimi i tregjeve të kapitalit është shumë e rëndësishme, pasi është instrument themelor për sigurimin e një sistemi makro-ekonomik të përgjithshëm në ekonomi”, u shpreh Luljeta Minxhozi-zv. guvernatore e BSH.
Tregjet e kapitalit momentalisht dominohen nga bonot dhe obligacionet e thesarit të emetuara nga qeveria, ndërsa fondet e investimeve, obligacionet koorporative dhe fondet e pensioneve private vijojnë të kenë peshë të ulët në sistemin financiar.
Top Channel