Mihrije Braha: Po e ‘kallnim’ në Top Channel, kur shtëpia jonë po digjej në Prishtinë. Na njoftoi vëllai

26/05/2023 14:23

Disa ditë më parë Mihrije Brahas dhe Naimit i është djegur kati i dytë i shtëpisë së tyre në Prishtinë.

Brenda në shtëpi ndodhej djali dhe nusja e tij, ku fatmirësisht pësuar asnjë gjë. Në momentet kur shtëpia e tyre u përfshi nga flakët ata ishin në Top Channel, të ftuar tek “E Diell”. Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, Mihrija ka treguar se si ka ndodhur ky incident.

Mihrije Braha: Jemi shumë mirë, gjashtë ditët e para ishin tramautike, tani e kuptuam që gjithçka çfarë është më e rëndësishme në këtë botë është jeta e njeriut dhe pjesa tjetër është hajde se e bëjmë prapë siç e kemi bërë. Jemi mirë dhe po qeshim.

Arjon Muça: Si e morët informacionin që po ndodhte kjo gjë në shtëpinë tuaj?

Mihrije Braha: Kjo ishte me të vërtet ironizuese sepse ne ishim pikërisht në Top Channel,  unë dhe Naimi, me Lorën, motrën time dhe me një grup miqsh sepse ashtu ishte konceptuar emisioni “qysh e don shoqnia’, domethënë ishim dhe me shoqëri. Sapo përfunduam komplet intervistën, po bëja shaka thashë “qysh e don shoqnia, flak le të kallet shtëpia”. Nga këtu e kallëm në emision dhe atje i doli flaka.

Erjona Rusi: Kush ju njoftoi?

Mihrije Braha: Më mori vëllai në telefon. Unë si instinkti i nënës, e pata një lloj krize që nuk di as vetë ta shpjegoj, nuk më ka ndodhur kurrë në jetën time më herët gjatë xhirimit në Top Channel. E kisha një ndjesi të keqe dhe i thashë Lorës çohu dil dhe vonoje pak këngën, xhirimin veç sa ta pi një gotë ujë se thashë nuk jam mirë, nuk e di çfarë pata. Piva një gotë ujë, dola dhe vazhduam xhirimin. Sapo përfundoi, duke hyrë tek gardëroba më ra telefoni, por thashë hajde se flasim më vonë. Ndërkohë vëllai kur e sheh që nuk po e hapja telefonin, e merr Lorën, motrën. E hap dhe i thotë ‘Lor a është Naimi afër teje?’ I thotë ‘jo është Mihrja afër meje’. Më thotë vëllai ‘shiko jemi mirë, jemi shëndoshë, jemi gjallë, por është djegur banesa’. Tha ‘të është djegur dhoma e gardërobës, ka marrë flakë, por ne jemi mirë.

Për të të siguruar ty po e hap dhe kamerën që ti ta kuptosh që Platori është mirë, Tringa është mirë dhe unë jam mirë, por me Platorin nuk mund të flasësh për momentin sepse po raporton tek policia’. Kishte qenë dramë e madhe me zjarrfikës, me ndihmën e shpejtë, me polici dhe pasi e kanë përfunduar krejt ata më morën në telefon.

Mihrija tregon se nuk e njoftoi Naimin për djegien e shtëpisë pasi do ngiste makinën dhe nuk dëshironte që ta mërziste, por kur kaluan kufirin ai mori një mesazh nga një mik i tij dhe e zbuloi. Ajo ka treguar se zjarri ka filluar për shkak të rrymës elektrike dhe i janë djegur fustanet dhe rrobat që kishte tek gardëroba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA