“Non grata e Berishës”/ Grenell: Blinken është i politizuar! DASH duhet të japë informacione s’kam parë asnjë provë

25/05/2023 22:27

Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, ka komentuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” edhe shpalljen e Berishës non-grata nga Amerika. 

Në lidhje me këtë ngjarje ai fajësoi sekretarin e shtetit Antony Bliken, për të cilin la të dyshonte se nuk zotëron prova për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Berisha.

Grenell tha se në kohën kur ka qenë drejtor i inteligjencës, i ka kërkuar Blinkenit prova për akuzat ndaj Berishës por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Sipas tij sekretari i shtetit është i politizuar dhe është e trishtë si ai ka ndikuar në departamentin e shtetit.

“Së pari mendoj se Kurti dhe lufta kundër korrupsionit është shumë fisnik, dhe mund ta kuptoj përse njerëzit janë tërhequr prej tij. Por duhet të kuptoj gjithashtu që nëse ka qenë gjithë ky korrupsion ku janë provat  ku janë ndëshkimet dhe nëse ka korrupsion duhet ti ndjekim penalisht këto çështje. Mendoja e këto janë biseda dhe duken refuzim i ideve amerikane. Nuk e di se çfarë do të ndodhë mund të zgjidhet Biden ose Trump por e di që Amerika është më mirë me Trump. Në lidhje me Berishën do të them që nuk e kam njohur as takuar asnjëherë. Tani që është i sanksionuar nga SHBA-aj mendoj se nuk është e përshtatshme ta takoj që të ndjek legjislacionin amerikan. Unë dhe shumë konservatorë të tjerë në Amerikë jemi shumë të shqetësuar me Blinkenin mendojmë se është i politizuar dhe është e trishtë se çfarë i ka bërë departamentit të shtetit. Ai ka thënë shumë herë që ka informacion për Berishën e që do i vendose sanksione, ne i kërkuam prova, i kërkuam DASH këto informacione, unë isha drejtor në detyrë i inteligjencës, u përfshiva shumë me informacionet në lidhje me Ballkanin dhe mendoj se ekipet e Ballkanit në Uashington ishin shumë mirënjohës. Nuk po sugjeroj që nuk ka prova por unë nuk pashë diçka të tillë dhe DASH duhet t’i përgjigjet anëtarëve të kongresit, t’i informojë në rrethana të klasifikuara nëse është kaq informacion kritik por ata nuk kanë reaguar kurrë dhe mendoj se kjo është një akuzë e rëndë.”- tha Grenell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA