Richard Grenell është treguar skeptik në lidhje me politikanët e pasur që në moshën 40-vjeçare.
Ai u shpreh se këta politikanë janë me siguri të korruptuar.
Në lidhje me këtë situatë ai mori rastin e presidentit Biden, për të cilin tha se i duket shokuese që është shumë i pasur dhe ka punuar për qeverinë gjithë jetën.
“Unë kam shumë miq që kanë bërë shumë para dhe kanë shtyrë lindjen e fëmijëve dhe janë penduar për këtë. Nëna ime që nuk ka pasur kurrë para thotë që është më e pasura se ka nipa dhe mbesa. Mendoj se njerëzit duhet ta shfrytëzojnë jetën dhe të marrin sa më shumë të jetë e mundur. Është e rëndësishme që politikanët të mos ndjekin pasurinë kur ushtrojnë detyra politike, kur punon për popullin ke detyrë ndaj popullit, nëse nuk e bën dot ndrysho punën. Ka qindra arsye përse nuk më pëlqejnë politikanët karrieristë. Nuk mendoj se është e vërtetë që të jesh një politikan 40-vjeçi pasur dhe jo i korruptuar. Biden është shumë i pasur dhe vetëm ka punuar për qeverinë gjithë jetën, më duket shokuese. Si ka mundësi të jesh në politikë për 40 vite e të jesh i pasur. Tani investim për mendimin tim është pjesë e jetës time që po e shijoj. Unë po marr pjesë në politikë si vullnetar, e shijoj zhvillimin ekonomik dhe kur bëhet fjalë për projekte.”- tha Grenell.
Top Channel