​”Zhvillim i shërbimeve të reja digjitale për qytetarët”, USAID vijon mbështetjen për Kosovën

25/05/2023 10:34

Administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power tha se USAID-i do të punojë me Kosovën në zhvillimin e shërbimeve të reja digjitale për qytetarët.

Gjatë prezantimit të aplikacionit “Diia” në Uashington, Power tha të martën se synojnë të ndërtojnë platforma inovative dhe të lehta për t’u përdorur, sipas Kosovapress.

“Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë partnerët tanë të gjejnë mënyra për të përparuar në infrastrukturën publike digjitale. Jam e lumtur që USAID-i do të punojë me Kolumbinë, me Kosovën dhe me Zambinë, si fillim, për të eksploruar bashkëpunimet për çdo gjë, nga përmirësimi i sistemeve të tyre aktuale, te zhvillimi i shërbimeve të reja digjitale për qytetarët, te ndërtimi i platformave inovative dhe të lehta për t’u përdorur”, tha ajo.

Diia është aplikacion i zhvilluar nga Ukraina që lidh 19 milionë ukrainas me më shumë se 120 shërbime qeveritare, dhjetëra dokumente digjitale dhe e ka dalluar Ukrainën si një lider botëror në inovacionin e qeverisjes elektronike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA