Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi dhe drejtori i përgjithshëm i Rosatom, Alexey Likhachev kanë zhvilluar një takim në Pekin për të diskutuar sigurinë në uzinën bërthamore të Zaporizhia.
IAEA thotë se ishte pjesë e “përpjekjeve të intensifikuara” të Rossit për të marrë mbështetje për parimet për “të shmangur një aksident bërthamor ose radiologjik” në termocentral. Mirëpo, nuk u dhanë detaje të tjera rreth diskutimit.
Rusia uzurpoi uzinën bërthamore të Zaporizhzhia, e cila është më e madhja në Evropë, në ditët e para të luftës. Në disa raste janë ngritur shqetësime për sigurinë e uzinës.
Të hënën, termocentrali u shkëput përkohësisht nga energjia e jashtme dhe ndezi gjeneratorët e furnizimit emergjent. Të dyja palët fajësuan tjetrin për ndërprerjen e energjisë elektrike.
Top Channel