“Notre Dame De Paris në stadiumin Air Albania bashkë me yllin shqiptar”, Elhadia Dani në podcast-in e Edi Ramës

24/05/2023 17:10

Notre Dame De Paris, spektakli i cili ka thyer rekorde Guinnes për numrin e ndjekësve të tij, tashmë do të vijë të dielën në kryeqytet në stadiumin Air Albania, së bashku me Elhaida Danin.

Me anë të një postimi në Facebook kryeministri Edi Rama zbuloi gjithashtu se podcasti i radhës do të jetë me këngëtaren shqiptare Elhaida Dani.

Podcasti i plotë i Ramës do të transmetohet të shtunën, duke shënuar kështu episodin e tetë.

Postimi i Edi Ramës:

NOTRE-DAME DE PARIS, spektakli më i shikuar në Europë, me rekorde Guinnes për numrin e ndjekësve të tij, që prej 25 vjetësh vazhdon mbush plot arenat dhe kërkohet nga të gjitha moshat e kategoritë sociale, vjen të dielën më 28 maj në Air Albania Stadium në Tiranë, bashkë me yllin shqiptar, Elhaida Dani❤️

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA