Gjeneralmajori britanik Rupert Jones thotë se edhe pse ka ende një “shkallë konfuzioni” për inkursionin në Belgorod, ai paraqet sfida të ndryshme për Rusinë, Ukrainën dhe aleatët perëndimorë.
Për Sky News, Jones tha se: “Nga perspektiva ruse, kjo tregon një problem të brendshëm të sigurisë, është poshtërues për ta, është një sulm në tokën e tyre. Mirëpo, nga perspektiva perëndimore kjo do të shkaktojë njëfarë shqetësimi se në çfarë shkalle Ukraina është mbështetëse për atë inkursion.
Kur ne japim armë, ne jemi të shqetësuar për ato armë që përdoren në Rusi, kështu që do të ketë disa shqetësime diplomatike.”
Rusia thotë se më shumë se 70 sulmues u vranë në rajonin e Belgorodit dhe mbetjet e njësive të tyre u kthyen në territorin ukrainas pas dy ditë luftimesh.
Moska ka fajësuar “militantët ukrainas”, por Kievi e portretizoi inkursionin e supozuar si një kryengritje nga partizanët rusë. Duke e mbështetur këtë, Korpusi Vullnetar Rus dhe Legjioni i Lirisë së Rusisë – të cilët mbështesin Ukrainën në luftë – kanë pranuar përgjegjësinë e sulmeve.
Top Channel