Gjatë kontrollit të territorit të hapur të rrethit të Krujës përmes droneve janë gjetur të mbjella 160 fidanë kanabis në fshatin Sallake.
Këto bimë kanabis të cilat u gjendën si rezultat i megaoperaciont policos antikanabis i koduar “Territor i pastër”, janë asgjësuar me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjatë pesë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 5393 fidanë dhe bimë narkotike kanabis, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Top Channel