Eksperi i sigurisë kombëtare, Ergys Muzhaqi i ftuar në “Top Story” me Grida Dumën për vrasjen e mbrëmshme që ndodhi në Kavajë, tha se ne si shoqëri nuk ka bëjnë më përshtypje skena të tilla pasi janë të shpeshta, ndërkohë që nuk duhet të rrimë të mpirë ndaj këtyre ngjarjeve.

“Ne si shoqëri po përjetojmë një lloj mpirje që nuk na bën më përshtypje sepse kronologjitë e krimeve janë të shpeshta dhe kanë këtë emëruesin e përbashkët të mosvlerësimit të jetës njerëzore dhe pastaj nuk ka më rëndësi. Pa dyshim autoriteti i shtetit që në rastin tonë është prag falimentimi i shtetit është një nga hallkat më të rëndësishme të ruajtës së sigurisë tonë qytetare kombëtare. Nuk po vuajmë për teknikalitetet. Nuk mohojmë asgjë nga këto që kanë ndodhur por problemi është që ku ka humbur struktura jonë nervore dhe morale për të përballuar sfida të tilla, është një situatë e një emergjence shtetërore ku duhet të ndërhyjmë. Nuk e kemi ndjeshmërinë që të rrimë në këtë teknikalitet. Në momentin që kemi shumë njerëz të mirë po që hezitojnë apo nuk angazhohen të marrin masa, shoqëri edhe më të konsoliduara kanë dështuar dhe janë shkërmoqur edhe më shumë se e jona”, tha Muzhaqi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA