Atentati në Kavajë/ “Vrasësi donte ta shihnin që ishte ai ekzekutori”, Bregu: Nuk di nëse ia ka kërkuar familja

22/05/2023 22:07

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në “Top Story” dha disa detaje mbi vrasjen e ditës së djeshme në Kavajë, ku mbeti i vdekur Arjan Gosa.

“Vrasja edhe pse nuk ishte e mbuluar, pra personi donte që gjithë ta dinin që ishte ai autori i vrasjes. As nuk u mbulua, erdhi për ta kryer. U afrua shumë, u përpoq që mos bënte dëme të tjera në aktin e tij kriminal. Ishte thjeshtë një thirrje gjaku për të, i detyruar nga familja apo jo kjo i përket një tjetër çështjeje”, tha Bregu.

“Viktima ishte me precedent penal dhe në raste të tilla policia nuk merr masa parandaluese. Mbi 90% të rasteve kur persona të tillë me precedent penal ndihen të rrezikuar në jetën e tyre policia nuk është se lëviz apo bën diçka për ta parandaluar. A duhet të jetë ndryshe? Absolutisht, policia nuk zgjedh persona, ajo i shërben komunitetit, sepse komuniteti është trembur ose shokuar nga një vrasje që ndodh në një pjesë të qytetit, në një vend publik”, shpjegoi Bregu.

Sipas tij kjo ngjarje mund të parandalohej por policia nuk i ka këto kushte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA