Me gati një vit (pothuajse deri më sot) që ka kaluar nga publikimi i këngës së fundit të Dua Lipës, duket se ylli ka zgjedhur një mënyrë të mirë për të lançuar këngën e saj të re – që me siguri do të jetë hiti i verës – duke rikrijuar një meme virale.

Ylli i popit njoftuar se kënga e saj më e re, “Dance the Night” (e cila do të shërbejë gjithashtu si kënga temë për filmin e ardhshëm të Greta Gerwig, Barbie), do të dalë zyrtarisht në platformat e transmetimit të premten më 26 maj.

Lipa e ndau lajmin përmes Instagramit, ku postoi një video që tregonte se ajo hynte në rol me të njëjtat këpucë rozë që Margot Robbie kishte veshur në trailerin e parë të filmit.

Kamera zbuloi se ishte Dua ajo që i kishte veshur me një luk tërësisht si një barbie, ndërsa e përfundoi videon duke e puthur kamerën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Kjo Barbi ka një këngë që vjen këtë javë…” shkroi Lipa, duke iu referuar posterave ikonë të Barbie që dolën në fillim të këtij viti.

Ndërsa njoftimi ngacmoi rikthimin madhështor të Lipës në muzikë, ai vjen vetëm disa ditë pasi këngëtarja bëri një lloj tjetër rikthimi madhështor gjatë një paraqitjeje në Festivalin e Filmit në Kanë 2023, me të dashurin e saj të ri.

Dua Lipa

Filmi Barbie, i vendosur të dalë në ekran më 21 korrik, është promovuar me 20 postera që shfaqin kastin e tij të mbushur me yje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA