Të shtëna me armë në një klub nate në SHBA, tre të vdekur dhe një në gjendje të rëndë

22/05/2023 13:53

Tre persona gjetën vdekjen dhe një është në gjendje kritike pas të shtënave në një klub nate të dielën herët në Kansas City të Missourit.

Sipas mediave të huaja,të paktën pesë persona u qëlluan me armë në Klymax Lounge në Indiana Ave, sipas departamentit të policisë në Kansas City.

Oficerët iu përgjigjën një thirrjeje pak para orës 1:30 të mëngjesit me orën lokale dhe kur shkuan gjetën viktima dhe të plagosur.

“Oficerët gjetën pesë të qëlluar që të gjithë besohet se ishin të rritur”, tha departamenti në një e-mail për CNN.

“Tre të qëlluarit janë transportuar në spital ndërsa dy viktimat janë konstatuar të vdekur në vendngjarje”.

Një nga të plagosurit vdiq më vonë në spital. Sipas policisë, dy mbeten në spital, njëri në gjendje kritike dhe tjetri është në gjendje të qëndrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA