Elbasan/ Prekëse! Nëna kërkon t’i dhurojë veshkën djalit që vuan prej 3 vitesh

22/05/2023 14:16

Tek emisionin “Shqipëria Live”, në një lidhje me Skype ka qenë Shkëlqimi, një 36-vjeçar nga Elbasani i cili prej 3 vitesh bën dializë për shkak të dështimit të veshkave.

Ai tregon se duhet të bëhet një operacion që jeta e tij të shpëtojë sepse nëse vazhdon kështu gjendja e tij vit pas viti do rëndohet derisa të ndërrojë jetë.

Nëna e tij e moshuar ka dalë vullnetare që djalit të saj t’ja dhurojë veshkën, por duhen para për këtë operacion, gjë që familja nuk i ka. Për këtë arsye Shkëlqimi i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që sado mundësi të kenë, ta ndihmojnë. Ai shpreson që një ditë të bëhet i shëndetshëm për hir të dy vajzave të tij të vogla, të cilat mërziten shumë kur e shohin në gjendje të rënduar shëndetësore shpesh herë.

Nëna e tij e cila është në një moshë të madhe, është shprehur e gatshme t’i shpëtojë jetën djalit të saj pa e menduar dy herë. Sipas mjekëve, nëna është e shëndetshme, nuk vuan nga asnjë sëmundje kronike, prandaj ajo mund t’ja dhurojë veshkën. Shkëlqimi shpjegon se mjekët i kanë thënë se nuk ka rëndësi mosha, nëse nëna është plotësisht e shëndetshme, mund të bëhet dhuruesja e veshkës.

36-vjeçari tregoi se ka hapur një llogari bankare dhe e ka shpërndarë në rrjete sociale me shpresën se dikush do e ndihmojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA