Thumboi Luizin për “braktisjen” e Berishës? Stresi: E kisha me Çiljetën…

21/05/2023 15:33

Stresi i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, është përballur dhe me pyetje pikante gjatë intervistës.

Në nga pyetjet ka qenë se cilën nga femrat që njeh do i prangoste përgjithmonë, ai zgjodhi Çiljeta Xhilagën dhe për këtë paska një arsye mjaft interesante!

Stresi: E para është Çiljeta, do e kisha prangosur përgjithmonë, meqë e deshët një emër. Me të parën që do merresha është ajo.

Ronaldo Sharka: Ndoshta nga fakti që Çiljeta bëri këtë ndryshimin kohët e fundit që kaloi nga lali Eri.

Stresi: Dëgjo, politika është hobi, primare është muzika.

Ronaldo Sharka: Po ti je fansi i politikës. Përveç Çiljetës ti ke bërë një postim që ke thënë berishjan deri në vdekje.

Stresi: Po ajo dihet.

Ronaldo Sharka: Njerëzit kanë menduar se është thumb për Luizin.

Stresi: Jo, s’ka të bëjë fare, ajo është e drejta e tij dhe unë respektoj të drejtën e çdo kujt, se unë jam askush të gjykoj…

Ronaldo Sharka: Atëherë e kishe për Çiljetën?

Stresi: Për Çiljetën po.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA