Një në 3 të moshuar apo rreth 100 mijë persona të moshës së tretë kanë  nevojë për kujdestar në vendin tonë, që t’iu ofrojnë shërbim disa orë apo dhe gjatë gjithë ditës.

Shpesh hasim në familje shqiptare të moshuar që kanë mbetur vetëm për shkak se fëmijët kanë emigruar apo të tjerë që kanë humbur të afërmit e tyre.

Pothuajse 1 në 3 të moshuar të pyetur kanë nevojë lidhur me kujdesin afatgjatë. Por këto nevoja nuk janë njëlloj te të gjithë. Janë të gradëve dhe niveleve të ndryshme, të tipit: A mund të ngrihen ata nëpër shtëpi, a mund të lëvizin nga karrigia apo krevati. A mund të ushqehen, a mund të veshin xhaketën ose këpucët vetë. A mund të shkojnë në banjo” – tha eksperti i shëndetit publik, Dr. Alban Ylli.

Ekspertët që merren me moshimin theksojnë se Shqipëria duhet të formalizojë  punën e  kujdestarit duke e mbështetur edhe financiarisht.

Shqipëria nuk është ende gati të ofrojë kujdes rezidencial për të gjithë. Çka do të thotë qendra akomodimi për të moshuar që nuk mund të ushqehen, lëvizin apo vishen vetë. Në këto raste ne duhet ta pranojmë që kujdestarët, duhet të jenë ndonjëherë nga shteti, ndonjëherë nga familjet. Por këta kujdestarë informal që janë familjarët, ne duhet ti njohim. Mundësisht puna e tyre duhet të zyrtarizohet. Duhet të konsiderohet punë e ligjshme, mundësisht të futet në atë konceptin e pagës minimale“- tha Ylli.

Të moshuarit  në vendin tonë ose dërgohen në shtëpi moshimi kur është mundësia ose lihen dhe vetëm duke u kujdesur ndonjë i afërm kur fëmijët kanë emigruar.

Sipas të dhënave të Instat Shqipëria po plaket dhe numri i të moshuarve sa vjen e shtohet ndaj kërkohet ndërhyrje emergjente për kujdes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA