Muaji maj për fermerët e domates cilësohet si periudha më e mirë për sa i takon çmimit.
Por këtë vit pranvera e lagësht e mbajti larg bujkun shqiptarë nga prodhimi i bollshëm dhe tregtia e mirë.
“Kultivoj domate prej 5 vitesh edhe si ky vit është hera e parë që fermerët në muajin prill-maj e shesin me 500-600 lekë të vjetra. Vitet e tjera ka qenë më mirë pasi ka pas me tepër kërkesa për eksport ndërsa këtë vit është pothuajse zero. “-shprehet fermeri Aurel Kodheli.
Aurel Kodheli nga Roskoveci thotë se reshjet e shiut që prej muajit janar e deri më tani nuk janë ndalur. Sipas tij kushtet jo të favorshme klimatike sollën sëmundje të ndryshme në serra.
” As kohën nuk kemi pas në krahun tonë këtë vit. Sepse ka qenë lagështi ftohtë dhe shiu vetëm sëmundje të sjell sidomos në serë. Ne serën e kemi mbjellë që në janar kemi 5 muaj përballemi me këtë punë marsi ftohtë, prilli vetëm shi, malli super ekstra dhe shitja e dobët.”- shton fermeri Kodheli.
Për specialistit e bimëve Ilir Kristo, në këtë periudhë fermerët duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e plehrave kimike dhe pesticideve, pasi sasia e tepër e tyre do të mbaj larg tregtinë e jashtme.
“Sa më pak djellëzim të ketë aq më i vogël është prodhimi. Fermerët duhet të ulin dozat e azotit, veçanërisht në prodhimet ku dozat janë të herë pas hershme para vjeljes fermerët nuk duhet të përdorin fare azot dhe duhet të rrisin ajrimin e serrës për t’i mbrojtur nga sëmundjet dhe dëmtuesit.“- shprehet pedagogu Ilir Kristo.
Në majin e vitit të kaluar fermerët kanë qenë duke e shitur kg domateve 50 lekë më tepër. Nëse kjo pranverë zgjat pa mbarim, Shqipëria do ta ketë të vështirë të eksportojë domaten e shumëkërkuar “Made in Albania” në vendet e rajonit.
Top Channel