Pas inaugurimit të Mozaikut të restauruar në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, në sheshin Skënderbej. Agim Nebiu, njëri prej autorëve, por edhe njëkohësisht reataturator i mozaikut rrëfen që ky është restaurimi më i plotë që i është bërë ndonjëherë kësaj vepre arti me pothuaj shpërfaqen më të madhe publike.
Mozaiku në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar konsiderohet si një nga veprat më të mira të realizmit të vonë socialist shqiptar. I vendosur në vitin 1981, ai shfaq në sipërfaqen prej 565 m2, disa nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit, që nga antikiteti deri në periudhën komuniste.
Një tjetër moment delikat, në të cilin është vënë në diskutim jeta e mozaikut ishte në viti 1993, por autori shpjegon që pas retushimit të disa simboleve mozaiku mbijetoi dhe na përshëndet dhe sot.
Në nëntor të vitit 2019, Shqipëria u godit nga tërmeti më vdekjeprurës në 50 vitet e fundit. Efektet e tij shkaktuan dëme të mëdha në 11 bashki, duke përfshirë objekte të shumta të trashëgimisë kulturore, ku një prej tyre ishte Mozaiku. Në përgjigje të kësaj krize, Bashkimi Evropian nisi projektin EU4Culture, të zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.
Ky projekt fokusohet në rinovimin dhe rijetëzimin e objekteve të trashëgimisë kulturore që u dëmtuan nga tërmeti dhe është një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuara nga BE në mbarë botën, me një buxhet total prej 40 milionë euro.
Top Channel