25/11 22:09
Ish-banori i Big Brother VIP, Qetsor Ferrunaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Se luan topi” ku ka folur rreth familjes dhe jetës së tij.
I pyetur se çfarë kritikash mori nga bashkëshorja për këtë pjesëmarrje, ai u shpreh se nuk i kishte pëlqyer larja nudo në dush, të cilën Qetsori e bëri ditën e parë që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Në fillim më ka thënë që nuk ishte e nevojshme një dush në atë mënyrë siç e bëra po dhe unë e kisha një motiv, jo vetëm se askush nuk e kishte guximin ta bënte, por mendova duke qenë si një shtëpi të çkompleksohemi pse jo në dush të lahemi si në shtëpi…”- tha Qetsori.
Top Channel