Dua Lipa shkëlqen në Festivalin e filmit në Kanë, rrëmben të gjithë vëmendjen!

20/05/2023 16:32

Hijeshia e Dua Lipës në tapetin e kuq të Festivalit të 76-të të Filmit në Kanë tërhoqi të gjithë vëmendjen e fotografëve dhe publikut kureshtar.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore mbërriti aty në krah të regjisorit Romain Gavras për premierën e filmit “Omar la fraise”. Edhe pse e kishin mbajtur deri më tani private marrëdhënien e tyre, dyshja tashmë e konfirmoi atë publikisht.

Pas videoklipit të suksesshëm të DJ Snake “Disco Maghreb”, regjisori franko-algjerian Elias Belkeddar sjell me Omar La Fraise apo Mbret ii Algjerit filmin e tij të parë artistic. I xhiruar në Algjeri, me aktorë kryesorë Benoît Magimel dhe Reda Kateb, filmi që shpaloset si një romancë, përshkohet nga nota humori por edhe pejsazhe të mrekullueshme.

Zbulimi i madh i tij, përveç dyshes që protagonistëve që aktrojnë në mënyrë të shkëlqyer krah njëri tjetrin, është dhe ai i disa të rinjve mjaft të talentuar të cilët vihen në rolin e një grupi banditësh të gatshëm të bëjnë gjithçka për të arritur qëllimet e tyre, shpesh në një mënyrë të dhunshme.

Në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë të Francës i kryesuar nga regjisori suedez Ruben Östlund, do të konkurrojnë 21 filma për Palmën e Artë. Ceremonia e hapjes së Festivalit u mbajt pak ditë më parë me filmin “Jeanne du Barry” të regjisores franko-algjeriane Maiwenn Le Besco, ndërsa do të vazhdojë deri më 27 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA