Shefi i operatives rajonale të Mitrovicës së Veriut, Majori Shkëlzen Xhafa, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat në aspektin e sigurisë ku pritet që kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç të bëjë betimin më 19 maj në ndërtesën e komunës.
Xhafa në një deklaratë për media ka theksuar se nuk presin që të ketë tensione gjatë betimit të kryetarit.
“Policia e Kosovës në bazë të autorizimeve të tyre i ka marrë të gjitha masat në aspektin e sigurisë. Ne si Polici kemi vendosur zyrtar policor të rregullt që më shumë do të merren me çështjet e trafikut se nuk presim që të ketë ndonjë tension në këtë inaugurim. Fillimisht kontrollohet pjesa brenda. Kem zyrtar civil brenda e rreth objektit. Nuk ka ngritje të masave. Të gjitha masat janë ndërmarrë sikur në çdo vend tjetër. Nuk ka asnjë pengesë… policia i merr masat në çdo territor. Ne do ta mbështesim komunën në aspektin e komunikacionit ose nëse ka nevojë për ndonjë diçka tjetër. Nuk kam asnjë informatë apo indikacion që mund të prishet ky organizim”- tha Major Shkelzen Xhafa, shef i operatives rajonale Mitrovicë së Veriut.
Për të gjitha përgatitjet për këtë ditë, kryesuesi i kuvendit komunal të kësaj komune, Nexhat Uglanin, tha se janë në fazën përfundimtare, sipas tij, edhe siguria është në nivel.
“Përgatitjet janë përfundimtare edhe pak ja nis mbledhja solemne. Shumë shpejt do të vjen kryetari. Sot do të vjen edhe deri te fuqizimi i komunës deri më tash kemi kaluar një fazë shumë të vështirë..Tashmë bashkëpunimi i kryetarit dhe kuvendit do të jetë në dobi të qytetarëve. 13 asamblistë do të jenë. Sot do të zgjidhet edhe nënkryetarja do të jetë nga komuniteti serb. Flamuri është brenda, kemi kryer konsultimet me kryetarin edhe e vendosim me kuvendin”– tha Nexhat Uglanin kryesuesi i Kuvendit Komunal.
Top Channel