Kryeministri Edi Rama nisi nga Shkodra një turin e  mirënjohjes pas fitimin të lokaleve të  14 majit.

Benet Beci të cilin shkodranët e votëbesuan për të qeverisur qytetin e tyre, shpalosi disa prej prioriteteve të para si kryebashkiak.

“Një ditë në javë do të ketë dyer të hapura dhe sistemi dixhital për qytetarët”.

Besimin e Shkodrës Edi Rama e shikon si fitore e veçantë e cila tha do një vëmendje të veçantë. Rama i bëri këtë analizë vendimit të shkodranëve.

“Ka qenë një votë me mendje më shumë sesa me zemër dhe kjo është pjesa më e rrezikshme e kësaj vote. Sipas meje, të gjithë ata të cilët kanë bërë diferencën në këto zgjedhje janë ata që nuk e kanë votuar tradicionalisht dhe zakonisht Partinë Socialiste, por kanë gjykuar që mbase këtë herë është rasti për të mos vazhduar të votojnë me sytë mbyllur dhe pa mendje dhe vetëm me atë zemrën që ka 30 e disa vjet që e kanë djathtas, por me mendjen që dakord, po ia japim një shans këtij dhe këtyre dhe ndërkohë nuk kemi se çfarë presim dhe mendja nuk na gënjen më, për momentin, për ata që na kanë marrë votën për 30 e ca vjet.

Kjo është pjesa më problematike e kësaj vote sepse kush të voton me zemër dhe vetëm me zemër, të jep një kredi shumë afatgjatë, siç ka ndodhur me palën tjetër. Ajo ka qenë për shumë vite një kredi praktikisht pa interesa që u kthye në një dëm të jashtëzakonshëm për ata që votuan, votuan e votuan, por ishte një votë zemre”.

Porositë Benet Becit, ia tha publikisht.

I kam thënë sot, se nuk kemi pasur mundësi të bisedojmë më përpara, që bashkia e Shkodrës do jetë bashkia e të gjithëve dhe këtë duhet ta reflektojë, jo thjeshtë në faktin që dakord investimet bëhen për të gjithë nuk diskutohet, shërbimet jepen për të gjithë, por duhet ta reflektojmë në faktin që duhet një vlerësim i të gjithë atyre burimeve njerëzore që janë aty dhe në bazë të meritës dhe në bazë të asaj që ata njerëz që janë aty përfaqësojnë, duhen ndarë të njomët me të thatët, duhen ndarë ata që mund të jenë aty sepse kanë votuar Partinë Demokratike, sepse i kanë përkitur Partisë Demokratike e të gjitha këto, por që janë dhe njerëz të zotë. Ata nuk duhet të preken”.

Rama në Shkodër nuk ishte vetëm. Ministrat treguan planet e bashkëpunimit me bashkinë Shkodër. Më herët kryeministri zhvilloi një takim përgëzues me të gjithë këshilltarët socialist dalë nga zgjedhjet e 14 Majit, ku krahas fitores historike për ta drejtuar këtë bashki nga Benet Beci,  PS është forcë e parë politike e Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës.

Në Shkodër, kryeministri Rama vizitoi Muzeun e Krimeve të Komunizmit nga ku foli për nevojën  e transformimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA