Janë miratuar me konsensus dy projektligjet e hartuara nga qeveria për rritjen e pagave për administratën dhe për institicionet e tjera kushtetuese dhe të pavarura.

Ndërsa të gjithë deputetët e mazhorancës ishin rreshtuar nga njëri krah, binte në sy mungesa e disa prej deputetëve të opozitës.

Ministrja e financave tha se ky ishte një ligj historik me synim arritjen e pagës mesatare 900 euro në administratë

Por, kundërshtitë nuk munguan nga deputetët opozitarë dhe të mazhorancës. Ata theksuan se ligji e deformon hiearkinë e pagave me mosrritjen e tyre për deputetët, ndërsa kërkuan rritje dhe për pensionet

Deputetët e Komisionit të ligjeve votuan pro rritjes së pagave. Tashmë ligji do të kalojë në komisionin e ekonomisë në të cilin pritet të propozohen ndryshime të reja, ku deputetët kërkojnë rritjen e koeficientit për rritjen e pagave të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA