Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka shpjeguar në Komisionin e Ligjeve se projektligji për rritjen e pagave do të shtrihet edhe në sektorin privat.

Ibrahimaj shtoi se prioritet i qeverisë është edhe rritja e pensioneve në vijim. Ministrja tha se me rritjen e pagës minimale në sektorin privat do të lehtësojë politikat për rritjen e pensioneve.

Qeveria Rama ndryshe nga sa ishte më parë vendosi indeksin ligjor të pensioneve. Kjo nuk është e mjaftueshme. Për përballimin e situatës së rritjes së çmimeve, kemi dhënë disa shpërblime për pensionistët dhe në 2022 kemi indeksuar pensionet me 9.5%, në normë më të lartë se inflacioni. Kemi nisur në reformë totale për pagat, të cilën synojnë ta shtrojmë edhe ne sektorin privat.

Përveç rritjes në sektorin publik me rritjen e pagës minimale dhe politikat po ndërmarrim për nxitjen reale të pagave,në sektorin privat synojmë të rritet paga mesatare. Do kemi një kontribut më lartë të sigurimeve që do të lehtësojë një politikë për rritjet e pensioneve. Është një ndër shqetësimet maksimale të qeverisë shqiptare. Në vijim do diskutojmë kush është reforma e duhur për pensionet, për pagat, në sektorin publik, por shumë e rëndësishme për sektorin privat”-tha Ibrahimaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA