Një roje sigurie gjatë koncertit në Filadelfia të Taylor Swift, ka tentuar të nxjerrë jashtë një grua e cila po këndonte dhe po kërcente.
Një fans ka filmuar momentin kur Swift ka ndalur së kënduari në koncert dhe i kërkon rojës që të ndalojë dhe të mos merret me gruan dhe ta linte atë të qetë. U dëgjua disa herë kur këngëtarja i kërkonte rojës që të ndalonte dhe ta linte rehat gruan.
Mësuesja e shkollës fillore Kelly Kelly ishte në shfaqje në fundjavë, duke kërcyer në karriget e rreshtit të parë me motrën dhe miqtë e saj. Ajo tha në emisionin Good Morning America, të transmetuar në ABC, se një roje sigurie: Vetëm më thoshte të ndaloja, ai vazhdoi të më thoshte të qetësohesha, por si të mos kërceja! Mendoj se ajo e vuri re dhe i bërtiti atij që të më linte sepse unë nuk po bëja asnjë gjë të keqe.
Top Channel