Pasojë e politikës banale në Shqipëri, e konsideron publicisti Agim Baçi, konfliktin mes vëzhguesve në Kurbin gjatë ditës kur numëroheshin votat në KZAZ.
“Është pasojë e politikës tonë banale. Është politikë banale që njerëzit shkojnë atje për të treguar që devotshmërinë e tyre që shkuan që qendrat e votimit, e pamë në Durrës kur filloi përplasja, në Spitallë grupet shkuan për të treguar sa të fortë janë”.
Baçi apelon që këto incidente gjatë procesit të votimit dhe numërimit të marrë fund.
“Sa më shpejt të marrë fund kjo lloj devotshmërie në oborret e votimit, që të mos banalizojmë atë ditën e votimit”.
Teksa të hënën numëroheshin votat për kryetar bashkie në Kurbin, Islam Ismaili, që ka qenë një nga vëzhguesit e “Bashkë Fitojmë”, u qëllua nga vëzhgues të PS. Në tavolinën ku po numëroheshin votat, Ismaili pretendonte se dy vota dolën tepër, dhe numëruesit donin t’ia kalonin PS për Majlinda Carën, gjë që u kundërshtua nga vëzhguesit e “Bashkë Fitojmë”.
Sipas Islam Ismailit në moment debati është qëlluar nga një tjetër person, mbështetës i PS. Prenga është mbështetës i kandidates për kryetare bashkie në Kurbin Majlinda Carës, e cila rrëmbeu një mandat të dytë.
Top Channel