Udhëheqësit e shtatë prej vendeve më të pasura të botës gjatë tre ditëve do të takohen në samitin e G7-ës, për të diskutuar çështje gjeopolitike, ekonomike dhe klimatike.
Fokusi i diskutimit të tyre mbeten sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe mbrojtje kundër “shtrëngimit ekonomik” të Kinës.
Në qytetin japonez, Hiroshima, pritet të zhvillohet takimi i rëndësishëm, ndërsa liderët pjesëmarrës kanë mbërritur në vendin ku do të qëndrojnë.
Pavarësisht tensioneve për falimentimin e borxhit në SHBA, presidenti amerikan Joe Biden zbarkoi në qytet për të marrë pjesë në samitin e rëndësishëm.
Nuk kaloi shumë kohë, ku edhe pjesëmarrësit e tjerë mbërritën në Hiroshima për të marrë pjesë në samitin e G7-ës. Këtu përfshihet kryeministri kanadez Justin Trudeau, homologu japonez Fumio Kishida, italianja Gerogia Ameloni dhe kryeministri britanik Rishi Sunak.
Jashtë hotelit ku janë akomoduar liderët e G7-ës janë vendosur masa të rrepta sigurie, për të shmangur incidentet.
Në këtë samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian, ndërsa të ftuar do të jenë udhëheqësit e Australisë, Brazilit, Indisë, Indonezisë, Koresë së Jugut dhe Vietnamit.
Nga ana tjetër presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky, pritet t’i drejtohet G7-ës përmes video-lidhjes.
Pas 70 vitesh që nga tragjedia me armë bërthamore në Hiroshima, datat 19 deri në 21 maj do të shënojnë një episode të rëndësishëm për Japoninë. Zgjedhja simbolike e kryeministrit japonez për ta zhvilluar G7-ën Hiroshima, nxjerr tregon qëllimin për të vendosur çarmatimin bërthamor dhe mospërhapjen bërthamore
Top Channel