Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar rastin në Kurbin kur Fatbardh Ismaili, djali i Islam Ismailit, një nga vëzhguesit e “Bashkë Fitojmë”, i cili u përfshi në konflikt të hënën, qëlloi me armë zjarri në drejtim të Armando Prengës.

“Politika e çfarëdolloj ngjyre i kërkon këta, jo ditën para se të votohet apo ditën e votimit, por muaj para se të votohet. Dhe secili siç ka në konsideratë zonat e tyre, edhe grupet kriminale kanë në konsideratë influencën e tyre. Le të shpresojmë se disa përgjime apo hetime proaktive që po kryhen ndaj disa grupeve kriminale të zbulojnë apo të saktësojnë edhe indicie të pakonfirmuara për veprimtari anëtarësh grupesh kriminale që kanë ose mund të kenë vepruar në qytete të caktuara.

Ndoshta në Shkodër, Elbasan, Durrës apo Tiranë, në Kurbin patjetër. Dhe të tilla histori, indicie, patjetër që ka. Historia në zonën e Kurbinit tregon patjetër që pavarësisht se është qëlluar me armë dhe pastaj ka përfunduar në godite babain tim, pra djali që reagon për vrasjen e të atit të vet, në fakt në fakt është një histori vote, një histori konflikti të heshtur midis personave të të dy palëve”.

Individë të krimit, kanë vepruar para se ditës së zgjedhjeve, shprehet gazetarja.

“Ju e dini mirë Grida se çfarë ndodh dhe influencën që ka krimi. Unë këtu nuk po flas për politikë apo rezultate, por për faktin se nëse individ të krimit i kanë treguar apo jo muskujt e tyre përpara se të votohet. Shpresojmë që SPAK në disa hetime përballë disa grupeve të nxjerrë këto konkluzione”, tha Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA