Blendi Salaj rrëfen këshillën që nëna e tij e ndjerë i jepte gjithmonë: Ishte ’97-a dhe…

18/05/2023 10:56

Pyetja që është bërë sot në “Wake Up” ka qenë: Cila nga këshillat e prindërve që ju e ndoqët, vlerësoni se ju ka dalë më mirë?

Duke u bazuar tek kjo pyetje, moderatori Blendi Salaj ka ndarë me publikun dhe diçka personale. Ai tregon këshillën që i jepte gjithmonë nëna e tij e ndjerë e cila ishte vazhdimi i një shkollë. Sipas Blendit, nëna e tij i thoshte që të bënte çfarë të donte, por të mos hiqte dorë nga shkollimi.

“Mami im nuk është më, unë kam qenë shumë i lidhur me të dhe kur kam shkuar në Amerikë, unë kam pasur mundësi për një liri totale. Isha shumë i vogël dhe praktikisht jashtë kontrollit, në kuptimin që mund të bëjë çdo gjë që doja. Ishte ’97-a në atë kohë dhe ishte pak më e lehtë për ata që të dërgonin fëmijën larg sepse 97-a këtu ishte një vend i rrezikshëm. Një këshillë që mami më jepte gjithmonë ishte shkollën, ‘bëj shkollën, bëj shkollën’. Unë kam qenë gjithmonë nxënës i mirë, por ajo më rrinte mbi kokë. Domethënë bëj çfarë të duash, por shkollën mos e lër, sepse ishte mundësia që unë në punë isha etj, mund të mos bëja edhe shkollë fare dhe unë bëra shkollën”, u shpreh Blendi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA