Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Azizaj në një lidhje me skype në emisionin Top Story tha se ish-deputeti s’ka shpërdoruar detyrën dhe nuk ka përgjegjësi penale.
Azizaj: Sa jo ligjor për më tepër jo kushtetues, për një arsye fare të thjeshtë, e pranuar edhe nga prokuroria fakti që nuk ka përgjegjësitë drejtpërdrejtë në aktet që ka prodhuar, atë çka bashkia ministria i kërkonte ministrive të tjera, ai thjesht ka kryer punën e tij pranë ministrisë së mjedisit. Mosveprimi, madje e kundërta në respekt të asaj çka Ministria e Mjedisit mund të ishte në shpërdorimin e detyrës. E drejta për të punësuar është e drejtë kushtetuese, mospërdorimi i asetit ligjor, mosveprimi në raport me ligjin është shpërdorim detyre, Alqi Bllako nuk ka përgjegjësi penale të drejtpërdrejtë në aktet e prodhuara prej këtij, nuk kemi, e ka provuar në përputhje me ligjin, nuk jemi në rast të mos veprimit, por të ushtrimit të detyrës kushtetuese. Ai është akuzuar për shpërdorim detyre.
Top Channel