Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për Dardan Krivaçën
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se duhet të shmanget çdo konflikt dhe përplasje që qon në rritjen e tensioneve me betimin e kryetarëve të rinj në veri.
Pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti, ai tha se Amerika nuk mendon se është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat e komunave.
“I kam bërë disa komente edhe gjatë ditës së djeshme, të njëjtat i diskutova edhe sot. Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se kjo gjë duhet të ndodhë në një mënyrë që shmang konfliktet dhe përplaset që mund të qojnë në rritjen e tensioneve në veri. Ne jemi për zgjidhjen e kësaj çështjeje në mënyrë të mirë, ne nuk mendojmë që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat që mund të mos jenë të qasshme”.
Top Channel