Vuan nga sindroma e rrallë/ Mjekët i dhanë tre muaj jetë, sot ajo është 29 vjeç

17/05/2023 23:01

Graziely Alves Regis është një 29-vjeçare e cila vuan nga një sindromë e rrallë gjenetike.

Kur Adalgisa Soares Alves mbeti shtatzënë me Graziely Alves Regis, ajo e dinte se diçka nuk ishte në rregull sepse luftonte me dhimbje të forta barku, raporton metro.co.uk.

Mjekët brazilianë i thanë asaj se kur ishte tetë muajshe shtatzënë se kishte hidrocefalus, i cili është një grumbullim i lëngjeve në tru që shkaktoi presion dhe dëmtim të kafkës së saj.

Për shkak të gjendjes, koka e Graziely ishte më e madhe se mesatarja kur lindi dhe vazhdon të rritet pavarësisht operacioneve të shumta.

Asaj iu dhanë tre muaj jetë prej mjekëve, por Graziely i ka thyer pritshmëritë dhe pavarësisht se ka humbur shikimin dhe është e lidhur në shtrat si dhe nuk mund të flasë, ajo është ende gjallë në moshën 29-vjeçare.

Tani Adalgisa, 48 vjeç, thotë se vajza e saj është quajtur “fëmija gjigante” dhe vendosi të ndajë betejat e përditshme përmes mediave sociale.

“Nuk mendoj se është mizore, sepse ‘fëmijë’ është një fjalë e dashur, por kur e thërrasin ‘kokën e madhe” ndihem e trishtuar’, tha nëna dhe shtoi se “por, gjëja më e rëndësishme është se unë dhe e gjithë familja dhe miqtë tanë e duam Grazielyn ashtu siç është”.

Dita e Grazielyt fillon në orën 7:00 me një lëng kungulli të bërë në shtëpi, e ndjekur nga supë dhe një pastrim në orën 11:00 dhe përsëri në orën 18:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA