Aktivistja e komunitetit LGBTI, Xheni Karaj ka treguar në “Wake Up”, raste ekstreme dhe të dhimbshme që të rinjtë LGBTI përballen në ditët e sotme.
Ajo ka përmendur rastin e një adoleshenti që i përket LGBTI nga Vlora i cili bullizohej nga shokët e klasës në gjimnaz çdo 5-minutsh pushim, ku kishte raste që e zinin dhe për fyti deri sa humbiste vetëdijen. Për këtë arsye ai arriti të braktiste dhe shkollën.
Xheni Karaj: Ne kemi pasur raste nga më ekstremet, ku në një rast për shembull morëm vesh që fëmija ishte e LGBTI, adoleshent ishte fëmija, e mbajtën të mbyllur prindërit në shtëpi. Na lajmëruan, telefonuam policinë e Vlorës, shkoi policia e Vlorës që mori masa në këtë rast. Ka episodet më të vështira. Për mua një nga rastet më të rënda që ia vlen të përmendet, ka qenë rasti i një djali në Vlorë, në moshën 14-vjeçare, sapo kishte filluar gjimnazin, kishte shumë bullizëm në shkollë gjatë 5-minutshit. Madje kishte persona që shkonin e kapnin për fyti derisa i binte të fiktë. Në momentin që ia tha këtë drejtoreshës së shkollës, zgjidhja që i dha drejtoresha ishte që çdo 5-mintush kur është pushimi i orëve, shko dhe mbyllu tek dhoma e pastrueses. Këtë gjë bënte adoleshenti çdo ditë, në mënyrë sistematike, mbyllej atje dhe dilte.
Neada Muçaj: Po prindërit nuk reaguan për këtë gjë?
Xheni Karaj: Prindërit e kishin adresuar, por aq sa mund të bënin dhe si përfundim e braktisi shkollën dhe ky është një problem shumë i madh.
Top Channel