Anesteziologu Valton Dervishi nga Gjinekologjia e Tetovës që shpërndau video në TikTok është dënuar me 1 vit e 3 muj burg.
Gjykimi u zhvillua në Gjykatën Themelore të Tetovës, pasi ai incizoi dhe publikoi drejtpërdrejt video në TikTok të pacienteve nga Gjinekologjia e Spitalit të Tetovës. Ai e pranoi veprën e kryer dhe për të njëjtën kërkoi falje.
Dervishi i pyetur nëse i kupton veprat për të cilat akuzohet, tha se e kupton akuzën.
“I pranoj veprat penale dhe pendohem për atë që kam bërë”, tha Dervishi i cili sqaroi se nuk ka qenë më parë i akuzuar.
Nga ana e Prokurorisë ku deklaruan që gjyqi të merr parasysh gjendjen faktike, të shihen të gjitha rrethanat tjera dhe të merret parasysh se i akuzuari e pranoi veprën.
Avokati Dragisha Ivanovski, theksoi që të shihen të gjitha rrethanat lehtësuese që parashihen.
Anesteziologu tha se pajtohet me atë që deklaroi avokati i tij dhe kërkoi falje me arsyetimin se veprën nuk e ka bërë me tendencë dhe për ndonjë përfitim. Ai tha se në paraburgim e ka të vështirë të qëndrojë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Top Channel