Luizi deklaroi se nuk e ka shok, reagon Meridiani: Nëse dikush është i keq…

17/05/2023 08:41

Ditën e djeshme fituesi i BBV, Luizi Ejlli, i ftuar tek “Shqipëria Live” ka folur për personazhe të ndryshëm që janë shfaqur nëpër emisione televizive, si shokët e tij.

Ai u shpreh se pasi doli nga “Big Brother”, kuptoi se ishte njeriu me më shumë shokë në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

I pyetur në lidhje me miqësinë e tij dhe Meridianit nga moderatori Arjon Muça, Luizi shprehet se Meridianin e njeh aq sa e njeh dhe Arjonin.

“A ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty. Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë se unë jam menaxheri etj etj, kjo është e tepruar”, u shpreh Luizi.

Pas deklaratës së tij, Meridiani ka reaguar në Instagram, ku ka publikuar një shprehje: Nëse dikush është i keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancën”.

Pra me anë të kësaj shprehje, Meridiani ka bërë të ditur se me Luizin do ketë distancë nga tani e në vazhdim.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA