Fatbardh Ismaili djali i Islam Ismailit një nga vëshguesit e “Bashkë Fitojmë” i cili u përfshi në konflikt ditën e hënë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Armando Prengës i cili po udhëtonte me makinë.
Ka qenë vetë Prenga i cili ka njoftuar sallën operative më Kurbin për ngjarjen e ndodhur ku nuk pati të lënduar. Policia ka shpallur në kërkim Fatbardh Ismailin.
Incidenti nisi ditën e hënë teksa numëroheshin votat për kryetar bashkie në Kurbin, ku Islam Ismaili ka qenë një nga vëzhguesit e “Bashkë Fitojmë” dhe është qëlluar nga vëzhgues të PS, pasi në tavolinën ku po numëroheshin votat Ismaili pretendonte se dy vota dolën tepër, dhe numëruesit donin t’ja kalonin PS për Majlinda Carën, gjë që u kundërshtua nga vëzhguesit e “Bashkë Fitojmë”.
Sipas Islam Ismailit në moment debati është qëlluar nga një tjetër person, mbështetës i PS.
Kujtojmë se Prenga është mbështetës i kandidates për kryetare bashkie në Kurbin Majlinda Carës, e cila rrëmbeu një mandat të dytë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit.
Kurbin/Informacion paraprak
Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Top Channel