Autoritetet në Britani thonë se trafikantët e drogave po përdorin menu elektronike të mbushura me simbole ‘emoji’ për të joshur studentët e viteve të para në universitete.
Megjithse për shumë nga ne simboli i një kali do të thotë thjesht një kalë, në botën e errët të trafikut të drogave është simboli i fshehtë i drogës së kategorisë B, Ketaminë.
Ndërsa një delfin pranë një “zemre në zjarr’ është simboli për ekstazi, kurse simboli i epruvetës do të thotë droga e fortë haluçinogjene LSD, zbulojnë autoritetet.
Sipas investigimit të rrjetit The Times, studentët e rinj kontaktohen nga trafikantët me fraza si “nëse ke nevojë për diçka në çdo kohë, ky është numri im”.’
Një prej tyre tha për gazetën: “Ata janë të rinj dhe nuk e vrasin mendjen. Flasin hapur, ata që më janë afruar.”
Mes simboleve të tjera të njohura janë dëbora me plakun prej bore, që sinjalizon kokainën, ndërsa gotat në dolli simbolizojnë drogën sintetike MDMA ndërsa kapelja e kostumit është simboli i hashashit.
Nganjëherë trafikantët prezantojnë ‘oferta speciale’ të cilat simbolizohen me ‘Friday menu’ ose ‘marrëveshje speciale’.
Gazetarit të infiltruar iu dërgua një ditë një menu e re drogash me ‘emoji’ për tipe të ndryshme kanabisi, duke përfshirë simbole si fryt, gorilla apo një qen, sipas varieteve në ofertë.
Zhvillimi vjen teksa universitetet britanike kanë nisur një taskforce për të reduktuar dëmin e drogave në kampuse, por sipas tyre jo me vendime disiplinore për zotërimin e drogave por me dekriminalizim dhe qasje të vazhdueshme për shëndetin dhe sigurinë e tyre.
Janë disa studentë që kanë humbur jetën vitet e fundit në universitetet në Britani nga drogat.
18 vjeçarja Jeni Larmour, 18, vdiq nga përzierja e alkoolit dhe ketaminës disa orë p[as ardhjes në Universitetin e Newcastle në tetor 2020.
Ndërsa 23 vjeçari Daniel Mervis, nga Londra vdiq në tetor 2019, pas një beteje me përdorimin e drogave teksa studionte në universitetin e Oxford.
Top Channel