Samiti i Liderëve të Këshillit të Europës/ Kryeministri mbërrin në Rejkjavik, puth në ballë kryeministrin e Luksemburgut

16/05/2023 20:08

Pas fitores në zgjedhje, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Islandë, ku do të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Evropës.

Ai është takuar me të pranishmit dhe gjatë parakalimit para mediave është përqafuar me kryeministrin e Luksemburgut, politikanin evropian që e ka konsideruar një mik të mirë, Xavier Bettel.

e për të treguar miqësinë, kryeministri nuk ka nguruar ta puth atë në ballë para gjithë mediave botërore që po ndjekin nga afër punimet e Samiti të liderëve të Këshillit të Europës.

I pari i qeverisë ka takuar edhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin ndau edhe një foto për ndjekësit.

Të pranishëm në kryeqytetin e Islandës janë krerët e shteteve dhe qeverive nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës. Ata pritet të riafirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët ndaj vlerave thelbësore të Këshillit të Evropës dhe për të rifokusuar misionin e tij në dritën e kërcënimeve të reja për të drejtat e njeriut dhe demokracinë dhe për të mbështetur më tej Ukrainën. Kjo është hera e katërt në historinë 74-vjeçare të organizatës që liderët e shteteve anëtare takohen nën patronazhin e Këshillit.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA