Malta shkon në zgjedhje të parakohshme më 30 maj, Kryeministri Abela synon mandat të ri mes krizave ndërkombëtare Pas fitores në zgjedhje, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Islandë, ku do të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Evropës.
Ai është takuar me të pranishmit dhe gjatë parakalimit para mediave është përqafuar me kryeministrin e Luksemburgut, politikanin evropian që e ka konsideruar një mik të mirë, Xavier Bettel.
e për të treguar miqësinë, kryeministri nuk ka nguruar ta puth atë në ballë para gjithë mediave botërore që po ndjekin nga afër punimet e Samiti të liderëve të Këshillit të Europës.
I pari i qeverisë ka takuar edhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin ndau edhe një foto për ndjekësit.
Të pranishëm në kryeqytetin e Islandës janë krerët e shteteve dhe qeverive nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës. Ata pritet të riafirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët ndaj vlerave thelbësore të Këshillit të Evropës dhe për të rifokusuar misionin e tij në dritën e kërcënimeve të reja për të drejtat e njeriut dhe demokracinë dhe për të mbështetur më tej Ukrainën. Kjo është hera e katërt në historinë 74-vjeçare të organizatës që liderët e shteteve anëtare takohen nën patronazhin e Këshillit.
Top Channel