Pesë burra janë shpallur sot fajtorë për orkestrimin dhe realizimin një vjedhjeje kolosale bixhuterish të shekullit të 18-të me vlerë më shumë se €100 milionë nga një muzeum në Dresden në 2019, në atë që përshkruhet si vjedhja më e madhe e artit në histori.
Gjykata e Dresden vendosi se burrat nga 24 deri në 29 vjeç ishin përgjegjës për grabitjen gjigante në muzeumin Kupola e Gjelbër në lindje të Gjermanisë, ku u morën 21 pjesë bizhuterie që përmbanin më shumë se 4,300 diamantë, të cilat ishin siguruar për një vlerë prej 113.8 milionë euro.
Vjedhësit janë anëtarë të familjes së njohur si ‘klani Remmo’, me lidhje me grupe të krimit të organizuar, të cilet u dënuan nga katër deri në gjashtë vjet burg.
Një pjesë e objekteve të grabitura u rekuperua pas dëshmive të të akuzuarve por pjesa më e madhe janë zhdukur, të cilat besohet se janë shitur në atë që prokurorët quanin ‘nxitje e pandalur kriminale e hajdutëve’.
Prokurori Christian Weber tha se të akuzuarit kanë vjedhur ‘thesare unike e të pazëvendësueshme … me domethënie kulturore e historike.
Dy nga të akuzuarit Wissam e Mohamed Remmo, ishin në burg prej një tjetër grabitjeje të monedhave të arta nga një muzeum në Berlin në 2017.
Në gjykatë u tha se të akuzuarit u futën në muzeum nga një dritare të cilës i kishin dëmtuar më herët hekurat, e më pas kishin thyer xhamat e brendshëm me sëpatë dhe kishin marrë 21 bizhuteritë me mijëra diamantë.
Por pas hetimeve në dhjetor 2022 autoritetet arritën të rekuperonin një pjesë të mirë të bizhuterive pas ndalimit të të dyshuarve.
Në janar autorët pranuan fajin në këmbim të uljes së dënimit pro ata refuzonin të tregonin bashkëpunëtorët e tyre teksa në grabitje llogaritet se janë përfshirë deri në 40 persona.
Gjyqi zbuloi gjithashtu dështime serioze në sigurinë e muzeumit.
Impjanti është krijuar nga guvernatori i Saksonisë, Augustus, në 1723, dhe është një nga më të vjetrit në Evropë.
Top Channel