Portieri i Sevillas, Yassine Bounou foli për faqen zyrtare të UEFA-s përpara ndeshjes së kthimit kundër Juventusit në gjysmëfinalen e Europa League.
Bono theksoi se ai dhe Sevilla e duan trofeun e Europa League.
“Kur mbërrita në Sevilla, kuptova se Europa League ishte e rëndësishme, se ishte me përfitim të madh për klubin dhe se lojtarët mendonin në të njëjtën mënyrë. Kjo na jep forcë, energji dhe pasion dhe ne e fituam atë në vitin tim të parë. Për mua, shokët e skuadrës dhe tifozët, ëndrra është të fitojmë trofeun. Juventus është një klub i madh, por edhe Sevilla. Ne kemi aftësitë dhe bindjen, kështu që është e rëndësishme ta përballojmë lojën me këtë mentalitet dhe të bëjmë një performancë cilësore”, tha portieri.
Top Channel