Bashkëshorti i nuses së vrarë ditën e dasmës flet për herë të parë për dhimbjen (fotot)

16/05/2023 18:44

Bashkëshorti i një nuseje që tragjikisht humbi jetën ditën e dasmës ka treguar së fundmi për ditën traumatike.

Aric Hutchinson e Samantha Miller sapo ishin martuar në ceremoninë në plazhin Folly Beach, në Karolinën e Veriut, kur karroca elektrike e golfit me të cilën po largoheshin u godit nga një shofere e dehur, sipas akuzave.

Në karrocën e golfit gjendeshin Aric, Samantha, dhe familjarët e tyre Benjamin e Brogan Garrett.

Samantha vdiq nga plagët, ndërsa Aric duhet të kryente disa operacione për kockat e thyera dhe plagët në kokë. Benjamin e Brogan gjithashtu u plagosën.

Policia identifikoi shoferen si Jamie Komoroski, e cila është akuzuar për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim të mjetit nën influencën e alkoolit duke shkaktuar vdekje dhe lëndime të rënda trupore.

Policia tha se niveli i alkoolit në gjakun e shoferes ishte tre herë më i lartë se limiti ligjor dhe se gruaja ishte një gjendje konfuze.

Autoritetet thanë se janë mbledhur rreth $700 000 për familjen e Aric i cili po kryen rikuperimin mjekësor, teksa ata planifikojnë funeralin e bashkëshortes së tij.

Teksa vizitonte plazhin e ceremonisë së martesës bashkë me familjarë të tjerë Aric i bënte homazhe ‘Sam’ dhe fliste për ato që do të kishte menduar gruaja e tij për homazhet.

“Asaj do t’i kishte pëlqyer shumë. Sam e donte shumë plazhin, ne vinim shpesh këtu dhe me siguri që do të jetë duke buzëqeshur tani”.

“Unë ndjehem më mirë, trupi po më rikuperohet. Jam aq mirë sa ç’mund të ndjehem në këtë situatë, mbështetja e njerëzve ka qenë shumë e madhe”.

“Njerëzit tregohen të sinqertë , dashamirës, kjo do të ishte prekëse dhe për Samantha.”

Sipas dokumentarit të rrjetit Live 5, Aric shikonte njerëzit që hidhnin lule në det me emrin e Samantha, të shkruar në to, teksa qëndronte në breg në karrigen e tij me rrota.

FOTO GALERI
1/3
Foto e dites para aksidentit ku u vra Sam Hutchinson

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA