Vijon procesi i numërimit të votave në Pogradec, pjesën më të madhe e ka marrë Ilir Xhakolli
15/05/2023 05:53
Bashkia e Pogradecit vijon ende me procesin e numërimit të votave, ku deri më tani janë ezauruar vetëm 30 qendra votimi, nga 106 në total.
Në bazë të statistikave të publikuara deri më tani kryeson Partia Socialiste me 64.32%, pasohet më pas nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 33.66%, dhe në fund me një numër shumë të ulët votash është përfaqësuesi i partisë “Lëvizja e Re” me 2.03%.
-Zini Tollozhina, BF-2424 vota
-Ilir Xhakolli, PS-4632 vota
-Rezart Laraku, LRE-146 vota
Top Channel