Vijon procesi i numërimit të votave në Fier dhe Rrogozhinë
15/05/2023 02:21
Procesi i numërimit të votave vijon ende në Fier dhe Rrogozhinë, që pas nisjes pak orë më parë.
Në Fier, KZAZ 58, janë numëruar dy kuti dhe kryeson kandidati i Partisë Socialiste, ndërsa më pas pasohet nga rivali nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
-Armando Subashi, PS-222
-Evdar Kodheli, BF-116
-Eriselda Çelaj, PD-65
Nga ana tjetër Bashkia e Rrogozhinës ka ecur me ritëm të shpejtë në numërimin e kutive të votimi. Deri më tani janë numëruar 10 kuti, ku kryeson kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
-Shkelqim Hoxha, BF-724
-Edison Memolla, PS-708
Pavarësisht se kanë kaluar disa orë që nga mbyllja zyrtare e procesit të votimit, Bashkia e Kavajës nuk ka nisur ende me numërimin.
Top Channel