Vijon numërimin e votave Bashkia e Shkodrës, kryeson kandidati PS-së Benet Beci
15/05/2023 04:04
Vijon prej disa orësh numërimi i votave në Bashkinë e Shkodrës, ku deri më tani janë numëruar rreth 12.15% të kutive të votimit.
Sipas raportimit të fundit të shifrave nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve kryeson Benet Beci, kandidati i Partisë Socialiste, i cili ka marrë 4061 vota, ndryshe 61.06%.
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia deri më tani ka marrë 2590 vota, me përqindje 38.94.
Pas mbylljes zyrtare të procesit të votimit, u bë dorëzimi i kutive në KZAZ-të përkatëse.
Kandidati PS-së, Benet Beci ndoqi nga afër procesin e numërimit në KZAZ numër dy. Beci qëndroi në tribunën e ambientit ku po zhvillohet procesi i numërimit në një nga qendrat më të mëdha.
Top Channel