
Teksa bashkia e Elbasanit mbetet në duart e socialistëve me kryebashkiak Gledjan Llatjan, vijon numërimi në të gjitha bashkitë e tjera të qarkut.
Në Cërrik kryeson bindshëm kandidati i PS Andis Salla me 67% të votave (2650 )teksa janë numëruar 38% të kutive. Kandidati i Bashkë Fitojmë Servet Duzha vijon me 33.28%, pra 1322 vota.
Në Librazhd kryeson kandidati i Partisë Socialiste Mariglen Disha me 76.41% të votave (4333), teksa janë numëruar deri më tani 41.82%të kutive. Kandidati Shefki Çota i “Bashkë Fitojmë” pason me 23.59%, 1338 vota.
Në Peqin janë numër mbi gjysma e kutive të votimit. Edhe në këtë bashki kryeson kandidati socialist Bukurosh Maçi me 57.17% të votave ( 3439 )përballë përfaqësuesit Mustafa Pashja. Ky i fundit ka marrë deri më tani 42.83%, (2576).
Në Bashkinë Përrenjas kandidati i Partisë Socialiste Nuri Belba kryeson me 57.3% të votave, teksa Suzana Topi e ‘Bashkë Fitojmë’ me 42.6%.
Edhe në Belsh kryesojnë socialistët me kandidatin Arif Tafani me 51.41% të votave (1823 ) përkundrejt 48.59% të votave ( 1723 )të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bedri Qypi.
Në Bashkinë Gramsh janë numëruar 27% të kutive dhe Besion Ajazi i PS ka marrë 53.19%, 2058 vota kundrejt Hasdim Cekrezi i ‘Bashkë Fitojmë’, i cili ka marrë 1811 deri më tani.
Top Channel