
Vijon prej disa orësh numërimi i votave në bashkinë e Tiranës, ku deri më tani janë numëruar rreth 10% të kutive të votimit.
Sipas raportimit të fundit të shifrave nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Erion Veliaj i cili kandidon për mandat të tretë ka marrë 15072 vota (54.92%), rreth 6 mijë vota diferencë nga kandidati Këlliçi.
Kandidati i “Bashë Fitojmë” Belind Këlliçi deri më tani ka marrë 9235 vota (33.65%). Pas tyre pason me kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko me 1268 vota (4.62%). Kandidatja e PDIU Lajla Pernaska ka marrë deri më tani vetëm 242 vota. Arlind Qorri ka siguruar 1381 vota, ndërsa Marko Dajti 244 vota.
Janë edhe 90% të kutive ende pa hapur dhe shifrat e reja mund të përmbysin rezultatin.
Në bashkinë e Kamzës Rakip Suli siguroi një mandat të dytë, ndërsa edhe në Vorë fitoi PS.
Top Channel